
KF DUKAGJINI
Klubi i futbollit KF Dukagjini është themeluar në vitin 1958. Në sezonin 1993/1994, klubi u shpall kampion i Kosovës pas një fitoreje në finale me rezultat 1:0 ndaj Flamurtarit. Një vit më pas, në 1994, KF Dukagjini fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës, duke triumfuar ndaj Prishtinës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4. Në vitin 2021, klubi u shpall nënkampion i Kupës së Kosovës, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi me humbje në penallti ndaj Llapit. Më 13 korrik 2023, KF Dukagjini shkroi një histori të re, duke u paraqitur për herë të parë në UEFA Conference League. Në këtë debutim ndërkombëtar, ekipi ynë regjistroi sukses duke kaluar deri në raundin e dytë kualifikues të kësaj gare. Klubi i Futbollit, Krenaria e Qytetit! Stadiumi: “18 Qershori” Tifozeria zyrtare: “HITHAT”.